RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea: Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës

ish-zedhenesi-i-nato-s,-jamie-shea:-veriu-eshte-nje-ceshtje-e-brendshme-e-kosoves

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s gjatë luftës në Kosovë tha se prania e ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën është e papranueshme.

Ai në një intervistë për Euronews Albania e cilësoi këtë veprim mbireagim të papranueshëm nga Beogradi, për diçka që siç tha është çështje e brendshme e Kosovës.

“Kam qenë mjaft i qartë për dërgimin e forcave ushtarake serbe në kufi për një çështje që nuk i përket Serbisë, por është një çështje e brendshme e Kosovës. Ka një mbireagim, është e papranueshme dërgimi i këtyre trupave. Ato duhet të rikthehen në vendin e tyre. Beogradi duhet të heqë dorë nga ndërhyrja në punët e brendshme të Kosovës. Veriu është një çështje e brendshme e Kosovës. Mesazhi im është që: Kosovë, puno bashkë me BE dhe SHBA! Pavarësisht zemërimit, mos humbisni besimin e miqve më të ngushtë”, tha ai.

Related posts

Policia e Kosovës konfirmon gjetjen e dy vajzave të zhdukura në Pejë, janë larguar me dëshirë

admin

Dosja e Vettingut shkon në Kuvend për miratim

admin

Joe Biden i bën presion Benjamin Netanyahut për ‘urgjencën’ e nënshkrimit të armëpushimit

admin