RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Istanbul, në prag të Ramazanit xhamitë zbukurohen me Mahya

istanbul,-ne-prag-te-ramazanit-xhamite-zbukurohen-me-mahya

Me ardhjen e muajit të Ramazanit xhamitë e metropolit turk Istanbul janë zbukuruar me Mahya, një traditë 450-vjeçare osmane që zbatohet për muajin e shenjtë të agjërimit, raporton Anadolu.

Mahya e famshme, një shenjë e madhe vezulluese me mbishkrime, varet midis minareve të xhamisë dhe transmeton mesazhe të ndryshme gjatë muajit të Ramazanit.

Mahya e përgatitur nga i vetmi mjeshtër i Mahya-s në Turqi, Kahraman Yıldız, nën koordinimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve pranë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit u vendos mes dy minareve të xhamisë Eyüp Sultan.

Në ditët e para të Ramazanit në Mahya-n e varur në këtë xhami do të përcillet mesazhi “Namazi është qetësia e zemrës”.

Kahraman Yıldız për Anadolu tha se pas xhamisë Eyüp Sultan, Mahya-t do të varen edhe në xhamitë e tjera historike në Istanbul.

Related posts

Qeveria fton qytetarët e komunave në veri për regjistrim në Zyrat e Punësimit

RTI

BE nis hetim kundër kompanisë Meta lidhur me “sigurinë e fëmijëve”

RTI

Bislimi në Suedi për integrimin e Kosovës

admin