Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci mbrëmë i është djegur vila në bjeshkët e Popovës, e të cilën theksoi se e kishte ndërtuar në vitin 2017.
Bajqinovci në një postim në Facebook shkruan se fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por më pas sipas tij gjatë hetimeve intensive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda dhe dyshohet se është zjarrvënie.
“Zjarrvënie. Podujevë 15-24.09.2024 – NN. Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë shtëpia-vila e viktimës mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin policor.
Lexoni të plotë postimin e deputetit:
Mbrëmë mora lajmin se më është djegur shtëpia e vikendit e ndërtuar në vitin 2017, që e shfrytëzojmë me familjen time, e cila ndodhet në bjeshkët e Popovës, në komunën e Podujevës, në kufirin me Shalën e Bajgorës.
Rreth 5 orë me hetime intensive, fillimisht u mendua se shkaktare e zjarrit ishte rryma, por gjatë hetimeve të intensive dhe shumë profesionale të policisë, u gjetën edhe shishe të cilat kishin lëndë djegëse brenda, dhe dyshohet se është zjarrvënie.
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe interesimin. Shpresoj që hetimet të zbardhin të vërtetën sa më shpejt. /Telegrafi/
The post Iu dogj vila në bjeshkët e Popovës, deputeti Bajqinovci: Menduam se ishte nga rryma, por Policia gjeti shishe që kishin lëndë djegëse first appeared on Radio Televizioni Iliria.