RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli bo’mbardon pjesët qendrore dhe jugore të Rripit të Ga’zës gjatë natës

iz’raeli-bo’mbardon-pjeset-qendrore-dhe-jugore-te-rripit-te-ga’zes-gjate-nates

Ushtria izraelite ka kryer sulme intensive artilerie në rajonet qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës gjatë natës, duke shkatërruar shumë ndërtesa dhe shtëpi, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, sulmet intensive të artilerisë së ushtrisë izraelite kundër lagjeve Tel el-Heva, Sabra, Zaitoun dhe Sheikh Ajlin në jug të qytetit të Gazës vazhduan gjatë gjithë natës.

Ushtarët izraelitë kanë hyrë në lagjet në fjalë, kanë hapur zjarr me armë automatike mbi shtëpitë palestineze dhe kanë hedhur në erë me eksploziv disa shtëpi dhe ndërtesa në zonë.

Në deklaratën e Njësisë së Mbrojtjes Civile të Gazës thuhet se forcat dhe automjetet ushtarake izraelite janë ende në distriktin Tel el-Heva.

Ushtarët izraelitë u përqendruan veçanërisht rreth spitalit “Jordan”, duke djegur shtëpi të palestinezëve dhe duke vrarë qytetarë në mënyrë të rastësishme.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, u vranë 39.363 palestinezë, përfshirë të paktën 16.172 fëmijë dhe 10.798 gra ndërsa 90.923 persona u plagosën.

Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.

Related posts

Turqi, shpëtohen 300 emigrantë në brigjet e rajonit Kaş në Antalya – VIDEO

admin

COVID-19 – ”Financial Times”: 248 milionë kinezë ka të ngjarë të jenë të infektuar

admin

“Më vdekjeprurëse se vetë shpërthimi!”- Armët izraelite të mbushura me copëza që shkaktojnë lëndime fatale te fëmijët në Gaza, “The Guardian” sjell rrëfimet e mjekëve

admin