RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli bombardon shtëpitë në Jenin, vret 7 palestinezë dhe plagos disa të tjerë

izraeli-bombardon-shtepite-ne-jenin,-vret-7-palestineze-dhe-plagos-disa-te-tjere

Ushtria izraelite bombardoi tre shtëpi në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor nën pushtim dhe ka vrarë shtatë palestinezë, si dhe ka plagosur disa të tjerë, raporton Anadolu.

Forcat izraelite vazhdojnë sulmet e tyre kundër qytetit Jenin dhe kampit të refugjatëve Jenin në Bregun Perëndimor, duke i zgjeruar ato në mënyrë që të përfshijë pjesën më të madhe të qytetit.

Po ashtu forcat izraelite kanë rrethuar plotësisht rajonin duke e bllokuar me automjete ushtarake dhe buldozerë, ndërsa kanë vendosur snajperë në çatitë e ndërtesave të larta në qytet.

Dëshmitarët theksuan se forcat izraelite bombarduan tre shtëpi të palestinezëve në qytet. Ata theksuan se në sulm kanë humbur jetën shtatë palestinezë dhe se ka edhe të plagosur.

Në rajon vazhdojnë konfliktet dhe dëgjohen shpërthime, theksojnë dëshmitarët të cilët janë shprehur se buldozerët izraelitë kanë shkatërruar infrastrukturën e kampit të refugjatëve Jenin dhe kanë dëmtuar pronat e qytetarëve.

Edhe në një deklaratë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se dje në qytetin në fjalë nën pushtim dhe në kampin e refugjatëve u arrestuan të paktën 100 persona, ndërsa që nga 7 tetori kur filluan sulmet ndaj Gazës janë arrestuar 400 persona.

Ministria palestineze e Shëndetësisë së fundmi ka konfirmuar se 282 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori e deri më tani nga forcat izraelite dhe kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.

Që kur forcat izraelite filluan sulmet e tyre në Gaza, është shënuar rritje e arrestimeve dhe bastisjeve kundër palestinezëve në rajonin nën pushtim.

Related posts

Zbulohen mbi 40 kg kokainë në rrjetin e supermarketeve franceze, ja ku ishte fshehur lënda narkotike

admin

Hovenier: SHBA dhe populli i Kosovës kanë lidhje të forta

admin

Kosovë, tubim në mbështetje të Palestinës para ndërtesës së qeverisë

RTI