Izraeli dhe Shqipëria nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim ushtarak dhe atë të mbrojtjes, tranmeton Anadolu.
Memorandumi i mirëkuptimit u nënshkrua në selinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit në Tel Aviv nga ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant dhe homologu i tij shqiptar, Niko Peleshi. Kjo marrëveshje është e para e këtij lloji midis dy ministrive.
Sipas faqes së lajmeve ‘Israel National News’, të dy ministrat gjithashtu zhvilluan një takim para nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit, gjatë të cilës ata “diskutuan bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes dhe çështjet e sigurisë me interes të përbashkët”.
Ministri shqiptar po ashtu shprehu angazhimin për të forcuar më tej lidhjet diplomatike dhe të sigurisë me Izraelin.
Izraeli dhe Shqipëria vendosën marrëdhëniet diplomatike në vitin 1991 dhe të dyja vendet hapën ambasadat në kryeqytetet e vendeve.