Numri i palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori është rritur në afro 4.800, transmeton Anadolu.
Për këtë çështje është dhënë deklaratë e përbashkët me shkrim nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë, i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës.
Forcat izraelite arrestuan 12 persona të tjerë në bastisjet e kryera në Tulkarm, Ramallah, Betlehem dhe Khalil mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm.
Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori është rritur në 4.795.
Gjatë fushatës së arrestimeve, ushtarët izraelitë rrahën dhe abuzuan palestinezët dhe dëmtuan shtëpitë e tyre dhe pronat e tjera, thuhet në deklaratë.