Forcat izraelite penguan palestinezët nga Bregu Perëndimor i pushtuar që donin të falnin namazin e fundit të xhumasë së Ramazanit në Mesxhidi Al-Aksa në Kuds, raporton Anadolu.
Dëshmitarët okularë njoftuan se forcat izraelite dërguan përforcime në pikat e kontrollit të vendosura gjatë tranzicionit nga Bregu Perëndimor në Kuds dhe nuk lejuan disa palestinezë të kalonin.
Palestinezët, të cilët donin të kalonin nga Bregu Perëndimor në Kuds, krijuan radhë të gjata në pikën e Kalendiya-s në veri të Kudsit dhe në pikën e kontrollit të quajtur “300” në jug të qytetit.
Pavarësisht respektimit të kufirit të moshës, forcat izraelite nuk lejuan disa burra të hynin për arsye “sigurie”. Shumë njerëzve iu desh të ktheheshin nga pikat e kontrollit për arsye të ndryshme.
Duke folur për Anadolu, palestinezi Eyad Uveynat (59) tha se nuk ishte lejuar të kalonte nga forcat izraelite në postbllokun Kalendiya.
“Forcat izraelite nuk më lejuan të hyja në Kuds për t’u falur në Mesxhid al-Aksa xhumanë e katërt. Por, unë e provoj çdo herë”, tha Uveynat.
Ndërsa disa palestinezë u përpoqën të shkonin në xhaminë Al-Aksa duke kaluar Murin Ndarës (Murin e Turpit) midis Bregut Perëndimor dhe Kudsit, shumë prej tyre nuk patën sukses për shkak të patrullimeve izraelite.
– Kufiri i moshës për Al-Aksa-n nga Izraeli
Me vendimin e ndërmarrë më 20 mars, Izraeli vendosi një kufi moshe për palestinezët për të marrë pjesë në lutjet e së Premtes në Mesxhid al-Aksa gjatë Ramazanit.
U njoftua se gratë palestineze që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar, fëmijët nën moshën 12-vjeç dhe burrat palestinezë mbi moshën 56 vjeç mund të vijnë në Kudsin Lindor të pushtuar pa leje për t’u falur në Al-Aksa të premteve.
Për meshkujt palestinezë ndërmjet moshës 45 dhe 55-vjeç u kërkua të merrnin leje të posaçme për të ardhur në xhaminë Mesxhid al-Aksa.
Palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar kërkojnë leje të posaçme për të vizituar vendet e shenjta si Xhamia Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, përtej murit të zjarrit të ndërtuar nga Izraeli dhe për të vizituar të afërmit brenda Izraelit.
Për të dalë nga Bregu Perëndimor i pushtuar, palestinezët duhet të përdorin një nga 23 pikat e kontrollit përgjatë murit të zjarrit.
Israeli forces attacked Palestinian worshippers who were entering Al Aqsa Mosque to perform the morning prayer near Hatta Gate in occupied East Jerusalem at dawn on April 14 pic.twitter.com/PpCWuDeP3V
— TRT World (@trtworld) April 14, 2023