Izraeli ka dhënë “udhëzime për tërheqjen e menjëhershme” të ambasadorëve të Izraelit në Irlandë dhe Norvegji.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka njoftuar në X për këtë.
“Unë kam udhëzuar tërheqjen e menjëhershme të ambasadorëve të Izraelit në Irlandë dhe Norvegji për konsultime në dritën e vendimeve të këtyre vendeve për të njohur një shtet palestinez. Unë po i dërgoj një mesazh të qartë Irlandës dhe Norvegjisë: Izraeli nuk do të qëndrojë i heshtur përballë atyre që minojnë sovranitetin e tij dhe rrezikojnë sigurinë e tij”, raporton BBC.
The post Izraeli njofton “tërheqjen e menjëhershme” të ambasadorëve në Irlandë dhe Norvegji first appeared on Radio Televizioni Iliria.