RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli po shqyrton përgjigjen e Ha’masit ndaj marrëveshjes për ar’mëpushim dhe lirimin e pengjeve

iz’raeli-po-shqyrton-pergjigjen-e-ha’masit-ndaj-marreveshjes-per-ar’mepushim-dhe-lirimin-e-pengjeve

Izraeli po studion përgjigjen e Hamasit ndaj një propozimi për marrëveshje që mund të përfshijë lirimin e pengjeve dhe një armëpushim në Gaza, sipas agjencisë izraelite të spiunazhit Mossad.

“Negociatorët e marrëveshjes së pengjeve i dhanë ekipit negociator një përmbledhje të përgjigjes së Hamasit ndaj marrëveshjes së pengjeve. Izraeli po shqyrton përgjigjen dhe do t’i përgjigjet ndërmjetësuesve”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu në emër të Mossad.

Ndërmjetësuesit duke përfshirë Egjiptin, Katarin dhe Shtetet e Bashkuara janë përpjekur për muaj të tërë për të siguruar një armëpushim dhe lirimin e 120 pengjeve që ende mbahen në Gaza, por përpjekjet e tyre kanë ngecur.

Ndërkohë, një burim i Hamasit tha mbrëmjen e së mërkurës se lëvizja islamike palestineze “shkëmbeu disa ide me vëllezërit ndërmjetësues” për përfundimin e luftës së Izraelit në Gaza, pa dhënë detaje.

Hamasi tha se u kishte dërguar ndërmjetësve “ide” të reja për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës. Izraeli konfirmoi se po “vlerësonte komentet” nga Hamasi për një marrëveshje që synonte lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe do t’i përgjigjej ndërmjetësuesve.

Related posts

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare në BE takim në Bruksel, diskutime për mbështetjen ushtarake për Kievin

admin

Jordani: Ushtria izraelite sulmuan një kolonë me ndihma humanitare për në Gaza

rezart morina

Turqia dorëzon në GjND kërkesë për t’iu bashkuar padisë kundër Iz’raelit

RTI