RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli që nga 7 tetori ka arrestuar 5.980 palestinezë në Bregun Perëndimor

izraeli-qe-nga-7-tetori-ka-arrestuar-5.980-palestineze-ne-bregun-perendimor

Forcat izraelite që nga 7 tetori 2023 kanë arrestuar 5.980 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët me shkrim të bërë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, u dhanë informacione për ndalimet e bëra në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, kur Izraeli nisi sulmin e tij në Gaza.

Në deklaratë thuhet se forcat izraelite kanë kryer bastisje dhe ndalime intensive në Bregun Perëndimor që nga mbrëmja e djeshme dhe se përveç bastisjeve, shkeljet si rrahjet, kërcënimet ndaj njerëzve dhe familjeve të tyre, prishjet dhe dëmtimet e shtëpive, gjithashtu pati edhe sulm të drejtpërdrejtë me qëllim për vrasje.

Me ndalimet e fundit, numri i palestinezëve të ndaluar nga Izraeli që nga 7 tetori shkoi në 5.980 dhe numri i palestinezëve në burgjet izraelite u rrit në 8.800, 80 prej të cilëve ishin gra.

Që nga 7 tetori, kur forcat izraelite nisën një sulm në Gaza, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Related posts

Franca mobilizon 10 mijë policë para gjysmëfinales ndaj Marokut

admin

BE-ja ul në 7,5 për qind pjesën e Rusisë në importet e gazit

admin

Lëshohen më shumë se 50 raketa nga Rripi i Gazës drejt Izraelit

rezart morina