RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli raporton gjuajtje të reja me raketa nga Libani mes tensioneve në rritje

iz’raeli-raporton-gjuajtje-te-reja-me-raketa-nga-libani-mes-tensioneve-ne-rritje

Dhjetë raketa të lëshuara nga Libani kanë rënë në zona të hapura në Galilenë e Epërme në veri të Izraelit sot, transmeton Anadolu.

Kanali izraelit 12 tha se ndërtesa në vendbanimin e paligjshëm Zar’it u dëmtuan për shkak të raketave që binin nga Libani.

Nuk raportohet për të lënduar.

Shpërthimet me raketa erdhën një ditë pasi dy valë shpërthimesh të “pagerëve” (pajisjet e radio-komunikimit) në Liban vranë të paktën 37 njerëz dhe plagosën 3.000 të tjerë.

Qeveria libaneze dhe grupi Hezbollah kanë akuzuar Izraelin se qëndron pas shpërthimeve, me Hezbollahun që është zotuar për hakmarrje.

Nuk ka pasur asnjë koment nga Izraeli mbi shpërthimet, të cilat erdhën në mes të përshkallëzimit të luftës ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi sulmeve vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat kanë vrarë rreth 41.300 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar.

Hezbollahu tha herët sot se ka sulmuar një vendndodhje ushtarake izraelite pranë kufirit libanezo-izraelit, duke plagosur të paktën 8 izraelitë.

Related posts

Qeveria nga ky muaj ndan 50 euro për punëtorët e sektorit publik, mbështet edhe familjet me asistencë sociale dhe pensionistët

admin

Erdoğan zbulon manifestin zgjedhor: Zhvillojmë dhe fuqizojmë Turqinë

rezart morina

Lukashenka: Do të ketë armë bërthamore për të gjithë

admin