RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raeli vret 47 pa’lestinezë të tjerë në Ga’za, numri total që nga 7 tetori kalon 40.700

iz’raeli-vret-47-pa’lestineze-te-tjere-ne-ga’za,-numri-total-qe-nga-7-tetori-kalon-40.700

Të paktën 47 palestinezë të tjerë u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve që nga 7 tetori i kaluar në të paktën 40.738, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza gjithashtu njoftoi se rreth 94.154 palestinezë të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite.

“Forcat izraelite vranë 47 persona dhe plagosën 94 të tjerë në tre ‘masakra’ të familjeve në 24 orët e fundit. Shumica e njerëzve janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t’i arrijnë ata”, njoftoi ministria palestineze.

Izraeli vazhdon ofensivën brutale në Rripin e Gazës pas një sulmi nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor të vitit të kaluar, pavarësisht nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm.

Një bllokadë e vazhdueshme e Gazës ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, duke lënë pjesën më të madhe të territorit palestinez në gërmadha.

Izraeli përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka urdhëruar ndalimin e operacioneve ushtarake në qytetin jugor Rafah, ku mbi 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim përpara se zona të pushtohej më 6 maj.

Related posts

Zelensky u premton ukrainasve ‘dritën e drejtësisë’ në mesazhin e Pashkëve Ortodokse

admin

Evropianët punojnë mesatarisht 37,5 orë në javë

admin

Holandë, flamuri turk valëvitet mbi godinën e bashkisë së Roterdamit në mbështetje të Turqisë – VIDEO

admin