RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Iz’raelitja e liruar nga Ha’masi përgenjeshtron lajmet për to’rturë në Ga’za

iz’raelitja-e-liruar-nga-ha’masi-pergenjeshtron-lajmet-per-to’rture-ne-ga’za

Ish e burgosura izraelite Noa Argamani ka përgënjeshtruar lajmet se është torturuar në Rripin e Gazës gjatë periudhës kur ajo mbahej peng, ndërsa tha se është plagosur në sulmin e ushtrisë izraelite.

Mediat izraelite shtrembëruan fjalët e Argamani-t, të cilat ajo i tha gjatë një fjalimi në një takim në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, duke pretenduar se ajo ishte torturuar përderisa mbahej peng.

Pas përhapjes së shpejtë të lajmit në media, Argamani i ka mohuar pretendimet me një deklaratë me shkrim në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Ajo tha se nuk ka pësuar torturë përderisa është mbajtur peng në Gaza. “Nuk jam rrahur e as nuk mi kanë prerë flokët. Isha në një ndërtesë të goditur nga Forcat Ajrore të Izraelit. Nuk jam rrahur, por thash se ‘mora plagë në të gjithë trupin, sepse ndërtesa u shemb mbi mua’ (pas goditjes së avionëve luftarakë të Izraelit)”, tha Argamani.

Duke reaguar mbi lajmet në mediat izraelite se është torturuar, Argamani tha: “Jam viktimë e ngjarjes së 7 tetorit dhe refuzoj që mediat izraelite sërish të më viktimizojnë”.

Related posts

Projeksioni i Sky News/ Laburistët në rrugën e duhur për të qenë partia më e madhe në Britani, por pa shumicë të përgjithshme

admin

Ukraina godet caqet ruse në Kherson

admin

Fëmijët po flenë në makina gjërsa ndihma po pengohët nga moti

admin