A i keni menduar ndonjëherë të mirat që sjellë natyra për shëndetin tonë? Kalimi i një pjesë të kohës në natyrë mund të ndihmojë shumë organizmin tuaj, prandaj lexoni më poshtë 7 mënyrat që natyra mund të përmirësojë shëndetin tuaj!
1. Ngritë imunitetin;
Një studim i kryer në Japoni tregoi se kalimi i kohës në natyrë të rrethuar nga pemët mund të ngritë imunitetin tuaj. Koha e kaluar në natyrë mund të ngritë qelizat e bardha të gjakut duke i dhënë kështu trupit aftësinë për të luftuar infeksionet me sukses.
2. Mbron nga sëmundjet;
Ekspozimi në diell prodhon vitamin D dhe nga kjo kemi shumë benefite. Një ndër faktorët kryesor që parandalon osteoporozën, kancerin dhe sëmundjen e Alzheimerit.
3. Redukton stresin;
Reduktimi i stresit ka benefite të shumta fizike dhe psiqike. Reduktim i stresit do të thotë tension më i ulët i gjakut. Koha e kaluar në natyrë ndikon në reduktimin e hormoneve të stresit siç është korizoli dhe adrenalina. Natyra po ashtu ndihmon në lehtësimin e simptomave të ankthit, depresionit, zemërimit e lodhjes.
4. Ndihmon në gjumë më efektiv;
Kalimi i kohës në natyrë ndikon për të pasur gjumë më efektiv dhe më relaksues.
5. Ndihmon në përmirësimin e shikimit;
Fëmijët që kalojnë më shumë kohë në natyrë kanë më pak mundësi që të kenë problem me të pamurit kur të rriten.
6. Përmirëson shëndetin mendor;
Një studim i përfunduar në Universitetin e Glasgow tregoi se aktiviteti fizik i kryer në natyrë ndikon në uljen e rrezikut për shëndet të dobët mendor dhe mund të reduktojë rrezikun për të zhvilluar sëmundje mendore.
7. Ndihmon në përqëndrim;
Me jetën shumë dinamike, është mjaft e vështirë që ndonjëherë të fokusohemi. Natyra shpesh ofron një pushim nga ky stimulim i tepërt dhe ndihmon trurin të relaksohet.