RTV AHIRETI
Lajme

Jakup Krasniqit iu largua kollarja para seancës, ministrja Haxhiu i shkruan kryetares së Speciales: Akt absurd, merrni masa

jakup-krasniqit-iu-largua-kollarja-para-seances,-ministrja-haxhiu-i-shkruan-kryetares-se-speciales:-akt-absurd,-merrni-masa

Në seancën e së hënës të Dhomave të Specializuara në Hagë, ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, iu hoq kravata me simbole kombëtare para se të futej në sallën e gjyqit.

Për këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila përmes një letre ka kërkuar nga kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova që të marrë veprime për të adresuar çështjen e heqjes së kollares së Jakup Krasniqit para seancës gjyqësore të së hënës në Speciale.

Haxhiu ka shkruar se ky veprim i Speciales është akt absurd.

Ndërkaq, Telegrafi ka siguruar letrën e ministres Haxhiu drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Trendafilova.

“Përmes kësaj letre, ju shkruaj lidhur me situatën e fundit që ka ndodhur në seancën gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës. Sipas informatave që kemi pranuar, para se z. Jakup Krasniqi të hynte në sallën ku mbahen seancat gjyqësore, iu është larguar kollarja që mbante veshur, pa asnjë arsye dhe pa asnjë justifikim. Madje kur kjo është ngritur si shqetësim nga avokatja, e njëjta ka marrë përgjigjen nga gjyqtari Charles Smith se ai nuk ka informacione dhe që do të interesohet për këtë. Ky veprim ka shkaktuar shqetësim të thellë dhe indinjatë në opinionin publik të Kosovës”, thuhet ndër të tjera në letrën e Haxhiut drejtuar kryetares së Dhomave të Specializuara. /Telegrafi/

The post Jakup Krasniqit iu largua kollarja para seancës, ministrja Haxhiu i shkruan kryetares së Speciales: Akt absurd, merrni masa first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Sulm me bombë në një treg në Siri, raportohet për 7 persona të vrarë dhe disa të plagosur

admin

​Ligji për çmimet e barnave nuk gjen zbatim, qytetarët ankohen – MSh sqarohet

rezart morina

Kina vendos kufizime të reja për grupet fetare

rezart morina