RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Japoni, mesazhe mbështetëse për Komunën e Nagasakit, pasi nuk e ftoi Iz’raelin në ceremoninë përkujtimore

japoni,-mesazhe-mbeshtetese-per-komunen-e-nagasakit,-pasi-nuk-e-ftoi-iz’raelin-ne-ceremonine-perkujtimore

Komuna e Nagasakit në Japoni ka marrë më shumë se 2.000 mesazhe mbështetëse pasi nuk e ftoi Izraelin në ceremoninë e përkujtimit të 79-vjetorit të bombardimit të qytetit, transmeton Anadolu.

Sipas Kyodo News, kreu i Komunës së Nagasakit, Shiro Suzuki vlerësoi reagimet që ata morën në lidhje me mosftesën e Izraelit në ceremoninë përkujtimore në një konferencë për media.

Suzuki tha se ata morën më shumë se 2.000 telefonata mbështetëse, e-maile dhe mesazhe në japonisht për shkak të këtij vendimi. Ai deklaroi se kanë marrë afërsisht 1.400 e-maile në anglisht ku kritikonin vendimin dhe ishte përdorur “i njëjti tekst”.

– Izraeli nuk ishte i ftuar në ceremoninë përkujtimore

Izraeli nuk u ftua në ceremoninë përkujtimore më 9 gusht, në përvjetorin e sulmit amerikan ndaj Nagasakit me bombë atomike.

Suzuki tha se ata e morën këtë vendim nga shqetësimi se situata e rëndë humanitare në Rripin e Gazës dhe protestat publike në lidhje me sulmet mund të prishin ceremoninë përkujtimore.

Meqenëse Izraeli nuk ishte i ftuar në ceremoni, ambasadorët e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian nuk morën pjesë në ceremoni dhe këto vende përfaqësoheshin nga diplomatë jo të lartë.

– 79-vjetori i hedhjes së bombave atomike nga SHBA-ja në Hiroshimë dhe Nagasaki

SHBA-ja hodhi bombën e parë atomike në histori në Hiroshima më 6 gusht 1945 ndërsa 90 për qind e qytetit u shkatërrua dhe 80 mijë njerëz humbën jetën menjëherë. Tre ditë më vonë, një bombë atomike u hodh në Nagasaki dhe u deklarua se të paktën 40 mijë njerëz vdiqën menjëherë.

Vlerësohet se rreth 110 mijë njerëz, shumica dërmuese e të cilëve ishin civilë, humbën jetën si pasojë e pasojave të bombës atomike. Në muajt dhe vitet në vijim, vdekjet nga sëmundjet e lidhura me rrezatimin vazhduan në rajon.

Related posts

Kurti mori pjesë në drekë me ambasadorë të akredituar në Kosovë

RTI

Pas bastisjes dyjavore, Izraeli konfirmon tërheqjen nga spitali Al Shifa

admin

Presidenti egjiptian dhe shefi i OKB-së theksojnë rëndësinë e një “armëpushimi të menjëhershëm” në Gaza

RTI