Prokuroria në Japoni do të akuzojë për vrasje, të dyshuarin për vrasjen e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe, i cili humbi jetën në një atentat në korrik 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në lajmin e agjencisë Kyodo, thuhet se 42-vjeçari Tetsuya Yamagami i është nënshtruar trajtimit psikiatirk dhe është përcaktuar se është i shëndoshë mendërisht dhe i aftë për t‘u gjykuar.
Në lajm theksohet se prokuroria do të përgatisë aktakuzë për vrasje dhe shkeljen e ligjit për armët e zjarrit kundër Yamagami për të cilin afati i paraburgimit do të përfundojë këtë javë.
Pritet që detajet e aktakuzës të pasqyrohen për opinionin publik deri në fund të javës.
Ish-kryeministri japonez, Abe, më 8 korrik 2022 u qëllua në gjoks gjatë në fjalimi në një aktivitet në ambient të hapur në mbështetje për fushatën zgjedhore të kandidatit të Partisë Liberal Demokratike në qytetin Nara të vendit.
Abe ndërroi jetë pasi u dërgua në spital me plagë të rënda pas sulmit, ndërkohë në korrik u mbajt një ceremoni mortore me dyer të mbyllura për median dhe në muajin shtator ceremoni mortore shtetërore.
I dyshuari për atentatin Yamagami u arrestua nga forcat e policisë në shtëpinë e tij me armë të ngjashme me armët e punimit me dorë që përdori në sulm.