RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Jasharaj: Mosshpërndarja e teksteve mund të shkaktojë probleme në fillimin e vitit shkollor

jasharaj:-mosshperndarja-e-teksteve-mund-te-shkaktoje-probleme-ne-fillimin-e-vitit-shkollor

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASKK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se shkollat në gjithë vendin janë përgatitur që viti i ri shkollor të fillojë me 1 shtator, por që kjo nuk varet prej tyre.

Ai u shpreh i lumtur që këtë vit nuk do të ketë grevë si vitin e kaluar. Por sipas tij, brengosëse mbetet mosshpërndarja e teksteve shkollore me kohë.

“Unë jam i bindur se shkollat me mundësit e veta janë përgatitur për vitin e ri shkollor, por kjo nuk varet prej tyre, nuk varet as prej drejtorive arsimore dhe element kyç dhe problematik, nuk kemi kërkesa për greva këtë vit si në të kaluarën”, ka theksuar Jasharaj për EO.

Duke komentuar deklarata e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, se në fund të javës do të dihet më shumë rreth shpërndarjes së teksteve, Jasharaj pohoi se kjo mund të shkaktojë probleme për shkollat.

Ai bëri të ditur se të gjithë mësimdhënësit do të paraqiten në shkolla që nga data 20 dhe do të jetë të gatshëm që të pranojnë librat nga Ministria.

“Por elementi kyç që mund të krijojë problem te viti shkollor është mosshpërndarja me kohë e teksteve shkollore sepse ministrja Nagavci ka premtuar me pompozitet se do t’i kemi tekste shkollore, bile në fillim të muajit gusht, tekste nuk janë. Ajo edhe para mediave nuk dha ndonjë përgjigje”.

Kreu i SBASHK-ut pati kritika për mungesën e investimeve në infrastrukturën shkollore, duke thënë se Qeveria Kurti, në vend se të furnizojnë shkollat me laptopë, nuk po mund të sigurojë as ujë të pijes e shkumësa.

Related posts

Pronat e sekuestruara të Radoiçiqit i kalojnë Policisë së Kosovës

admin6

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

RTI

Pas Hezbollahut, Hamasi sulmon me raketa Tel Avivin: Përgjigje ndaj masakrave izraelite kundër civilëve

admin