RTV AHIRETI
Lajme

Jasharaj paralajmëron greva, më 1 shtator

jasharaj-paralajmeron-greva,-me-1-shtator

Në shtator gjithë sistemi arsimor në vend mund të futet në grevë. Kështu ka paralajmëruar Sindikata e Arsimit. Drejtues të kësaj sindikate kanë bërë të ditur se ky vendim mund të merret pasi Qeveria nuk po i merr parasysh kërkesat e tyre tash e dy vjet.

Sindikata e Arsimit ka paralajmëruar së si pasojë e mungesës së dialogut me qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit viti i ri shkollor rrezikon të mos fillojë më 1 shtator, pasi ky sistem mund të futet në grevë.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, i tha Radio Kosovës së kjo është kërkesë e vazhdueshme e anëtarësisë pasi Ministria e Arsimit dhe Qeveria nuk po i marrin parasysh kërkesat e tyre dhe nuk po u përgjigjen ftesave për të dialogu.

“Sindikata e Arsimit ka pritur që qeveria, Kurti, dhe në veçanti ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, të marrin mësim nga greva e tmerrshme e vitit 2022. Por, fatkeqësisht nga ajo kohë ata kanë vazhduar me qasjen e njëjtë të gabuar ndaj dialogut me sindikatat. Dhe, nuk kam pse ta fsheh, që një grevë në muajin  shtator është e mundshme të ndodhë. Kjo pasi gjithnjë e më shumë po rriten kërkesat nga anëtarësia që të kemi veprime sindikale në shttor”, ka deklaruar Jasharaj.

 

 

Ai tha së më datë 1 maj përmes një proteste kjo sindikatë ka bërë të qarta kërkesat e tyre e që njëra ndër to është ngritja e koeficientit.

“Ne publikisht më 1 maj përmes një proteste i kemi bërë publike kërkesat tona para Qeverisë. Njëra ndër to është rritja e koeficientit, pasi vite më parë krahasuar me vendet e rajonit krenoheshim me pagat tona e tani jemi me pagat më të ulëta”, deklaroi ai.

Kryetari Jasharaj e ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për platformën e re të furnizimit me libra përmes subvencionimit të prindërve të cilën e quajti të dështuar.

The post Jasharaj paralajmëron greva, më 1 shtator first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Takimi Xi-Orban, Kina forcon bashkëpunimin me Hungarinë përmes një partneriteti “gjithëpërfshirës”

admin

Atentati ndaj ish-presidentit, drejtoresha e Shërbimeve Sekrete: Nuk do të japë dorëheqjen

admin

Osmani në Tiranë: Jam e bindur që njohja e Kosovës do të vijë bashkë me fitoren e Ukrainës

rezart morina