RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jep dorëheqje presidenti i BBC-së pasi kishte ndihmuar Boris Johnsonin rreth një kredie

jep-doreheqje-presidenti-i-bbc-se-pasi-kishte-ndihmuar-boris-johnsonin-rreth-nje-kredie

Presidenti i BBC-së, Richard Sharp ka dhënë dorëheqje pas raportimeve se ka shkelur kodin e qeverisë për emërimet publike, transmeton Anadolu.

Sharp u rekomandua për këtë punë në vjeshtën e vitit 2020, pasi disa javë më parë ai ndihmoi kryeministrin e atëhershëm Boris Johnson “në një masë mjaft të kufizuar” në sigurimin e një kredie prej 800 mijë funte (995 mijë dollarë), thuhet në raportin e avokatit Adam Heppinstall.

Raporti gjithashtu thekson se Sharp i tha Johnsonit se dëshironte të aplikonte për postin e presidentit të BBC-së në nëntor 2020.

Hetimet zbuluan se mund të konkludohet se Sharp e ka marrë vendin e punës sepse ka ndihmuar kryeministrin në çështjet financiare dhe ndoshta, shtojnë ata, nuk ka ngelur i pavarur nga kryeministri.

“Gjithmonë kam pohuar se shkelja ishte e paqëllimshme dhe jo materiale, gjë që e mbështesin faktet. Megjithatë, kam vendosur se më e drejtë është t’i japim prioritet interesave të BBC-së. Besoj se kjo çështje mund të shkëpusë vëmendjen nga puna e mirë e korporatës nëse do të qëndroja në detyrë deri në fund të mandatit tim”, tha Sharp pas publikimit të raportit.

Drejtori i Përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie falënderoi Sharp-in për shërbimin e tij në BBC.

“Puna me të gjatë dy viteve të fundit ka qenë shpërblyese dhe Richard ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në transformimin dhe suksesin e BBC-së”, tha Davie.

Related posts

Ndryshohen shkallët e tatimit për të ardhurat personale

rezart morina

Grabiten e dhunohen nënë e bir në Gjilan

rezart morina

Oxfam, paralajmërim për katastrofë të mundshme humanitare në Gaza

admin