Ndoshta të gjithë e dinë se një dietë e larmishme dhe e ekuilibruar, e lidhur me një mënyrë jetese të shëndetshme, ndihmon në ruajtjen e shëndetit të zemrës. Disa zakone dietike, në veçanti, mund të ndihmojnë në mbrojtjen dhe reduktimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Sidomos për ata që shërohen nga sëmundjet e zemrës, ekspertët rekomandojnë vendosjen e një diete që siguron marrjen e duhur të antioksidantëve, si acidet yndyrore Omega-3, aminoacidet dhe vitamina C, megjithëse dobia e këtyre mikroushqyesve, që shpesh merren si suplemente ushqimore, nuk janë të qartw plotësisht.
Më në fund një analizë e re e publikuar në Journal of The American College Cardiology, hedh dritë mbi efektet reale të mikronutrientëve të ndryshëm. Kjo analizw ka identifikuar se cilat prej mikroushqyesve ndihmojnë në të vërtetë shëndetin e zemrës, si dhe ato që nuk ofrojnë asnjë përfitim ose madje kanë një efekt negativ.
Studimi, i koordinuar nga Dr. Simin Liu, profesor i epidemiologjisë dhe mjekësisë në Universitetin Brown në Rhode Island, SHBA, ekzaminoi gjithsej 884 studime mbi mikronutrientët e marrë si suplemente ushqimore, duke analizuar rezultatet e konsumimit të tyre në mbi 883,000 pacientë. Kjo i lejoi studiuesit të zhvillonin “një hartë integruese gjithëpërfshirëse, të bazuar në prova, që karakterizon dhe kuantifikon efektet e mundshme të shtesave të mikronutrientëve në rezultatet kardiometabolike”, tha profesor Liu. “Studimi ynë nxjerr në pah rëndësinë e diversitetit të mikronutrientëve dhe balancën e përfitimeve dhe rreziqeve shëndetësore. “
Jo të gjitha suplementet janë të mira për zemrën
Prej kohësh mendohet se suplementi antioksidant luan një rol kyç në shëndetin e zemrës, sepse këto lëndë ushqyese ndihmojnë në reduktimin e stresit oksidativ, një kontribues i njohur për shumë sëmundje kardiovaskulare. “Sidoqoftë, kërkimi mbi suplementet është fokusuar kryesisht në përfitimet e një ose disa vitaminave dhe mineraleve”, theksoi Liu, i cili, së bashku me kolegët, vendosën të miratojnë “një qasje gjithëpërfshirëse dhe sistematike për të vlerësuar të gjitha studimet e disponueshme publikisht dhe të aksesueshme që raportojnë të gjithë mikronutrientët, duke përfshirë fitokimikatet dhe suplementet antioksidante, dhe efektet e tyre në faktorët e rrezikut kardiovaskular dhe sëmundjet e shumta të zemrës.”
Një suplement dietik ul rrezikun e kancerit të trashëguar me 60%
Në përgjithësi, studimet e rishikuara vlerësuan efektet e 27 llojeve të ndryshme të suplementeve antioksidantë. Nga këto, kishte prova të forta që shumë prej tyre ofronin përfitime kardiovaskulare. Këto përfshinin acidin yndyror omega-3, i cili uli vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare; acid folik, i cili redukton rrezikun e goditjes në tru; dhe koenzima Q10, një antioksidant që ndonjëherë tregtohet si CoQ10, i cili ka reduktuar vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet.
Gjithashtu acidi yndyror omega-6, L-arginina, L-citrulline, vitamina D, magnezi, zinku, acidi alfa-lipoik, melatonin, katekina, kurkumina, flavanoli, genisteina dhe kuercetina janë treguar se reduktojnë faktorët e rrezikut kardiovaskular, megjithëse vitamina D nuk ka treguar asnjë efekt në rezultatet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe parandalimin e rrezikut të diabetit të tipit 2.
Siç u tha, jo të gjitha suplementet kanë rezultuar të jenë të dobishme për zemrën. Shkencëtarët kanë vërejtur se vitamina D, vitamina E dhe Seleni nuk kanë asnjë efekt në rezultatet afatgjata të sëmundjeve kardiovaskulare. Dhe se suplementet beta-karoten rrisin vdekshmërinë nga të gjitha shkaqet dhe nga sëmundjet kardiovaskulare.
Sipas studiuesve, gjetjet e studimit tregojnë nevojën për ndërhyrje dietike më të personalizuara dhe të bazuara në saktësi që përfshijnë kombinime specifike të suplementeve të dobishme. “Më shumë studime, duke përfshirë analiza të mëdha dhe me cilësi të lartë ndërhyrëse janë të nevojshme për të hetuar efektet afatgjata të disa mikronutrientëve në shëndet”, përfundoi profesor Liu. Identifikimi i përzierjes së tyre optimale është i rëndësishëm, pasi jo të gjitha janë të dobishme dhe disa madje mund të kenë efekte të dëmshme.”