Kryeministri britanik Boris Johnson përgëzoi presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për “lidershipin e domosdoshëm global të Turqisë” i cili kohët e fundit ndihmoi për përfundimin e bllokadës së drithit të Rusisë në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Zyra e kryeministrisë “Number 10” thuhet se Johnson zhvilloi një bisedë telefonike me Erdoğan-in dhe se ata kanë mirëpritur tregtinë në rritje Britani-Turqi.
Dy liderët shprehën dëshirën për të zgjeruar Marrëveshjen aktuale të Tregtisë së Lirë mes dy vendeve dhe për ta vendosur mbi vrullin ekonomik që rritet, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se liderët kanë diskutuar për mundësitë e reja emocionuese për të rritur bashkëpunimin në teknologjinë e mbrojtjes dhe energjinë bërthamore.
– Johnson përgëzon presidentin Erdoğan
“Kryeministri Johnson përgëzoi presidentin e Turqisë, Erdoğan për lidershipin e domosdoshëm global të Turqisë i cili kohët e fundit ndihmoi për përfundimin e bllokadës së drithit të Rusisë në Ukrainë”, theksohet në deklaratë.
Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se Johnson vuri theksin mbi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për Ukrainën kundër pushtimit pa arsye ndaj këtij vendi, përfshirë edhe sanksionet e fuqishme ekonomike kundër Rusisë.
Liderët i shprehën urime njëri-tjetrit për të ardhmen, thuhet në deklaratën e kryeministrisë ku nënvizohet se Johnson dhe Erdoğan kanë rënë dakord që marrëdhëniet ndërmjet Britanisë dhe Turqisë do të vazhdojë duke u forcuar. /aa