RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jordania bën thirrje për armëpushim të përhershëm në Gaza në mes të sulmit izraelit

jordania-ben-thirrje-per-armepushim-te-perhershem-ne-gaza-ne-mes-te-sulmit-izraelit

Mbreti i Jordanisë, Abdullah II, ka bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës në mes të sulmit vdekjeprurës izraelit në territorin palestinez, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi nga pallati mbretëror, në një telefonatë me presidentin francez, Emmanuel Macron, Abdullah II theksoi nevojën për të mbrojtur civilët në Gaza dhe për të ofruar ndihmën e duhur humanitare për enklavën e rrethuar.

“Kushtet katastrofike humanitare në Gaza kërkojnë veprim të menjëhershëm nga komuniteti ndërkombëtar për të kufizuar përkeqësimin e saj”, tha mbreti jordanez.

Ai gjithashtu paralajmëroi për pasoja të rënda nga çdo sulm tokësor në qytetin Rafah në Rripin e Gazës jugore, ku mbi 1.4 milionë njerëz janë strehuar nga ofensiva e vazhdueshme e Izraelit në enklavën palestineze.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i 7 tetorit i udhëhequr nga Hamasi, në të cilin sipas Tel Avivit u vranë rreth 1.200 njerëz.

Të paktën 32.200 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza që atëherë dhe mbi 74.500 të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave themelore.

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), lufta izraelite ka çuar në zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës mes mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Po ashtu 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në një vendim të përkohshëm në muajin janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet e gjenocidit dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Sveçla publikon pamje nga bastisja e vilës së Radoiçiqit, e krahason atë me Pablo Escobarin

admin

Dialogu Kosovë – Serbi, temë diskutimi mes Lajçakut dhe kryediplomatit grek

admin

I mbijetuari i Masakrës së Reçakut: Ju kanë hequr zemrën dhe mushkëritë

admin