Ministri i Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Safadi dhe kreu i Asamblesë së 77-të të OKB-së, Csaba Körösi diskutuan për çështjen e Palestinës dhe përpjekjet për të gjetur zgjidhje ndaj krizës në Siri, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme jordaneze, mësohet se Safadi u takua në kryeqytetin Aman me kreun e Asamblesë së 77-të të OKB-së, Csaba Körösi.
Në takim u diskutua për problemet rajonale, kryesisht kauzën palestineze dhe përpjekjet për të gjetur zgjidhje ndaj krizës në Siri. Gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit aktual mes Jordanisë, OKB-së dhe institucioneve të saj në aspektin humanitar dhe zhvillimit lidhur me përpjekjet për të garantuar një jetë të denjë për refugjatët.
Gjatë takimit, Safadi bëri një prezantim për Körösi-n rreth pengesave për rifillimin e negociatave efektive për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme bazuar në një zgjidhje me dy shtete në përputhje me rezolutat e legjitimitetit ndërkombëtar dhe referencat e miratuara.
Po ashtu Safadi informoi Körösi-n rreth rezultateve të takimit që filloi një proces të ri politik dhe të mbajtur në Aman për të zgjidhur krizën në Siri dhe për të trajtuar të gjitha rezultatet humanitare, të sigurisë dhe politike të krizës.
Ministri Safadi tërhoqi vëmendjen mbi rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për të rifilluar negociatat efektive të cilat do të ndalin përkeqësimin në territoret palestineze nën pushtim, do të ndërtojnë besimin ndaj procesit politik dhe do të vendosin rajonin në rrugën e paqes së drejtë.
Ministri i Jashtëm jordanez, Ayman Safadi, ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan al Saud, ministri i Jashtëm i Egjiptit, Sameh Shoukry dhe ministri i Jashtëm i Irakut, Fuad Hussein u takuan dje në Aman me ministrin e Jashtëm të regjimit të Bashar al-Asadit në Siri, Faisal Mekdad.
Në deklaratën përfundimtare të publikuar pas takimit të mbajtur me dyer të mbyllura për median, u theksua se “Rikthimi vullnetar dhe në mënyrë të sigurt i refugjatëve sirian në vendin e tyre është çështje parësore”.
UNGA President Csaba Kőrösi Met With Jordan Deputy Prime Minister & Foreign Minister Ayman Safadi Discussed Issues of Regional Peace & Stability, Incl Developments Related to , & Appreciated ’s Efforts in Providing Refuge to Those Displaced By The Conflict in The Region. pic.twitter.com/eO7hfe4PQq
— Siasi King (@KingSiasi) May 3, 2023