RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jordania, Katari dhe Arabia Saudite dënojnë sulmin e forcave izraelite në xhaminë Al-Aksa

jordania,-katari-dhe-arabia-saudite-denojne-sulmin-e-forcave-izraelite-ne-xhamine-al-aksa

Jordania, Katari dhe Arabia Saudite reaguan ndaj bastisjes së forcave izraelite në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Duke dënuar sulmin, Jordania i bëri thirrje qeverisë izraelite që të tërhiqte menjëherë policinë dhe forcat e saj speciale nga Al-Aksa.

Në deklaratën e tij me shkrim, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Jordanisë, Sinan al-Majali tha se bastisja e xhamisë Al-Aksa dhe sulmi ndaj besimtarëve atje është shkelje e qartë dhe akt i papranueshëm.

Majali i bëri thirrje Izraelit të “ndalojë veprimet e tij që shkelin ligjin ndërkombëtar dhe të braktisë të gjitha praktikat që synojnë ndryshimin e statusit historik dhe ligjor të Kudsit dhe vlerave të shenjta”.

Ai paralajmëroi për pasojat e këtij përshkallëzimi të rrezikshëm dhe deklaroi se Izraeli është përgjegjës për veprimet që synojnë sigurinë e Mesxhid al-Aksasë dhe njerëzve që adhurojnë atje.

Majali tha se ky incident, i cili përshkallëzoi tensionet, rriti dhunën që kërcënon paqen dhe sigurinë dhe cenoi përpjekjet e bëra për parandalimin e dhunës.

Katari

Ministria e Jashtme e Katarit gjithashtu dënoi ashpër bastisjen e forcave izraelite në Al-Aksa.

Në deklaratën nga ministria, ka pasur një reagim ndaj bastisjes së Izraelit në Al-Aksa, duke sulmuar ata që faleshin dhe duke penguar transportimin e të plagosurve në ambulancë.

Theksohet se “këto akte kriminale barbare janë një sulm flagrant ndaj vendeve të shenjta dhe konsiderohen si një zgjatim i politikës së Judaizimit të Kudsit, duke shkelur ligjin ndërkombëtar me këto akte dhe duke provokuar më shumë se 2 miliardë muslimanë në muajin e shenjtë të Ramazanit”.

Në deklaratën ku kërkohet nga komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë urgjentisht për t’i dhënë fund këtyre praktikave të Izraelit, thuhet: “Kudsi është nën okupim sipas ligjit ndërkombëtar. Forcat pushtuese izraelite janë plotësisht përgjegjëse për mbrojtjen e tempujve muslimanë dhe të krishterë dhe të drejtën e adhurimit në Kuds, të cilat garantohen nga ligji ndërkombëtar dhe konventat e të drejtave të njeriut”.

Arabia Saudite

Arabia Saudite dënoi gjithashtu sulmin e forcave izraelite në Mesxhid al-Aksa.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme, thuhet se është duke u ndjekur me shqetësim të madh bastisja e forcave izraelite në oborret e Aksasë, ku sulmuan besimtarët dhe arrestuan shumë qytetarë palestinezë.

Në deklaratën që dënon bastisjen, thuhet se Rijadi refuzon kategorikisht këto praktika, të cilat minojnë përpjekjet për paqe dhe kundërshtojnë parimet dhe normat ndërkombëtare në lidhje me vlerat e shenjta të fesë.

Më tej u potencua qëndrimi i vendosur i Arabisë Saudite për të mbështetur të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund okupimit dhe për të arritur një zgjidhje të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për çështjen palestineze.

Çfarë kishte ndodhur ?

Mbrëmë një grup palestinezësh u strehuan në Xhaminë e Kibles brenda kompleksit të Al-Aksasë, pas namazit të taravisë, pasi kolonët fanatikë hebrenj bënë thirrje për një bastisje nga hebrenjtë në Xhaminë al-Aksa për shkak të festës së tyre të shenjtë të Pesah (Pashkë) dhe realizimit të sakrificave.

Forcat izraelite bastisën në orët e mesnatës dhe pas namazit të sabahut kompleksin e Al-Aksasë, duke intervenuar me forcë ndaj atyre që u strehuan në Xhaminë e Kibles dhe shndërruan në zonë lufte faltoren e shenjtë.

Gjatë bastisjeve janë arrestuar mbi 200 palestinezë.

Pas bastisjeve të policisë izraelite, nga Rripi i Gazës nën bllokadë në drejtim të Izraelit ishin lëshuar raketa.

Në deklaratën e zyrës së zëdhënësit të ushtrisë izraelite thuhet se në drejtim të qytetit Sderot janë lëshuar pesë raketa, katër prej tyre janë shkatërruar nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe një raketë ka rënë në tokë të hapur.

Related posts

Tërmeti më i fuqishëm në Marok në 100 vitet e fundit – VIDEO

rezart morina

Përfundon bastisja në bankën paralele serbe në Leposaviq, ja çfarë u konfiskua

rezart morina

Kurti diskuton për raportet mes Kosovës e Serbisë me emisarët Sarrazin e Eigner

admin