RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ka një arsye shkencore pse nuk mund t’i themi “jo” ëmbëlsirave, edhe pasi jemi të ngopur

ka-nje-arsye-shkencore-pse-nuk-mund-t’i-themi-“jo”-embelsirave,-edhe-pasi-jemi-te-ngopur

E keni parasysh momentin kur duket sikur po plasni nga ushqimi, madje si me stil keni zbërthyer dhe një kopsë nga pantallonat apo këmisha, vjen kamarieri me mirësjellje dhe ju pyet “Ëmbëlsirë”?

Truri thotë “po”, zemra “poooo”, stomaku nuk ka forcë të flasë dhe sigurisht, ju thoni “po, menunë të lutem”. Ja, i gjithë ky procesi, kur ne nuk i themi dot “jo” një ëmbëlsire që na thotë me sy lutës “merrmë”, ka një shpjegim shkencor dhe një term të caktuar, “dessert stomach”.

Mbi këtë, janë kryer disa studime, të cilat tregojnë se ne mërzitemi duke konsumuar të njëjtin ushqim, por uria jonë mrekullisht “ringjallet” kur na propozojnë një ushqim të ri. Pra, pas pastave, na duhet një tiramisu ose soufle. Sipas Dr. Barbara Rolls, profesore dhe studiuese me një eksperiencë 40-vjeçare, sa më tepër ta konsumojmë një ushqim, aq më të ngopur do të ndihemi prej tij.

Studimi u krye edhe me të tjerë pjesëmarrës, të cilët u ndanë në dy grupe:

Grupi i parë konsumoi katër pjata me të njëjtin ushqim.

Grupi i dytë, katër pjata me të tjerë përbërës.

Në përfundim, grupi i dytë konsumoi rreth 60% më shumë kalori, pasi ishte i interesuar dhe kurioz për të provuar pjatat, ndërsa grupi i parë, e humbi shumë shpejt interesin (dhe me të drejtë).

Të njëjtën teori duhet të ndjekim edhe në dietat e përditshme, pasi duhet të konsumojmë një gamë të gjerë ushqimesh, në mënyrë që t’i shijojmë dhe të marrim kënaqësi dhe përfitime prej tyre.

Related posts

Mos e hiqni bukën nga dieta juaj, por si të zgjidhni të duhurën

rezart morina

Pse duhet ngrënë mollët me lëvore

admin

Ujë me sheqer, kura më e mirë kundër këtyre problemeve të rënda shëndetësore

rezart morina