Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar Michel Barnier si kryeministrin e ri, pothuajse dy muaj pas zgjedhjeve të parakohshme në Francë që çuanin vendin në një ngërç politik. Barnier, 73 vjeç, është ish-negociatori kryesor i BE-së për Brexit dhe ka udhëhequr bisedimet me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar midis viteve 2016 dhe 2019, shkruan BBC.