RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

kadri-veseli-e-padit-per-shpifje-deputetin-e-lvv-se

Faton Fetahu, përfaqësuesi ligjor i ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në emër të këtij të fundit e ka paditur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica për shpifje.

Fetahu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Korencia “në muajin mars të këtij viti, konsumoi një shpifje të pashembullt ndaj z. Veseli, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të vlerësuar rrethanat e dështimit të një projekti në kuadër të Administratës Tatimore të Kosovës”.

“Deputeti Korenica këtë deklaratë e kishte dhënë për portalin ‘Indeksonline’ dhe artikulli ishte publikuar me titull: ‘ATK-ja ‘akshom Pazar’ me pozita, avancohen punëtorët që dëmtuan buxhetin’”.

Ai tha se “pas deklaratës publike me përmbajte shpifëse ndaj z. Veseli, sipas ligjit në fuqi, deputetit i kërkuam përmirësimin e shprehjes shpifëse, përkatësisht tërheqjen nga deklarata. Kaluan gjashtë javë dhe deputeti e injoroi kërkesën duke e zgjedhur heshtjen”.

“Pra, ai e artikuloi këtë shpifje, u sigurua ta publikonte dhe ta shpërndante në medie një deklaratë të tillë të pavërtetë, por nuk e provoi asnjëherë me asnjë fakt të vetëm. Në këto rrethana, rruga gjyqësore mbeti e paalternativë”, ka shkruar Fetahu.

Related posts

Kush është Yahya Si’nw’ar, shefi i ri politik i Ha’masit?

admin

Bullgaria e ndryshon ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, pas protestave masive

admin

Sot përfundon periudha shtesë e regjistrimit të popullsisë

rezart morina