Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, konkretisht në fshatin Maxhunaj.
Sipas policisë, një person i moshës rreth 60-vjeçare është goditur për vdekje nga një kamion, i cili nuk është ndalur në vendin e ngjarjes.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, këto janë dyshimet që policia i ka ngritur në bazë të rrethanave dhe dëshmitarëve.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40 në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, fshati Maxhunaj. Dyshohet se një kamion e ka goditur për vdekje një këmbësor. Në bazë të informacioneve të para, kamioni nuk është ndalur në vend të ngjarjes”, ka thënë Zahiti.
Ai tutje ka bëtë të ditur se policia është duke e hetuar rastin.