RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kanadaja ofron pakon ushtarake prej 650 milionë dollarësh për Ukrainën

kanadaja-ofron-pakon-ushtarake-prej-650-milione-dollaresh-per-ukrainen

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, pas takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se shteti i Kanadasë do të ofrojë asistencën e re ushtarake në vlerë prej 650 milionë dollarëve, raporton agencia AP.

Ndihma ushtarake do të realizohet në tre vjetët e ardhshëm. Të dy liderët gjithashtu kanë nënshkruar marrëveshjen për tregti të lirë mes dy shteteve. Trudeau në konferencën për media ka thënë se qëndrojnë të bashkuar në mbrojtjen e demokracisë dhe dënimin e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Vladimir Putini.

Trudeau ka thënë se në pakon e ndihmave ushtarake do të përfshihen 50 automjete të blinduara, shumica prej tyre automjete mjekësore, trajnim të pilotëve dhe mirëmbajtje të tankeve. Trudeau gjithashtu ka konfirmuar se Kanadaja ka përfshirë në listën e sanksioneve më shumë se 60 individë dhe entitete ruse. Kjo ishte vizita e parë e Zelenskyyt në Kanada qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurtin e vitit 2022. Kanadaja deri më tani ka shpenzuar 6.6 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën. Më shumë se 175 mijë ukrainas janë refugjatë në Kanada. /koha

Related posts

Bullgaria e ndryshon ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, pas protestave masive

admin

Vance sqaron sarkazmën e tij, Kamala Harris fiton pikë në sondazhe ndaj Donald Trump

admin

Osmani takohet me Escobarin në Presidencë

admin