Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka uruar presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, për fitoren e tij në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, transmeton Anadolu.
Drejtoria e Komunikimit e Turqi njoftoi se kancelari gjermane në një telefonatë e përgëzoi presidentin turk për suksesin e tij zgjedhor dhe e uroi që rezultatet të jenë të dobishme për popullin turk.
Scholz po ashtu shprehu shpresë për përparim në çështjet e përbashkëta.
Sipas rezultateve preliminare, presidenti aktual turk, Erdoğan, fitoi garën zgjedhore të 28 majit me 52,16 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Kemal Kılıçdaroğlu, mori 47,84 për qind të votave.
Më 14 maj, në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, asnjë kandidat nuk fitoi 50 për qind të votave të kërkuara, duke çuar në raundin e dytë, megjithëse Erdoğan kryesoi me 49,52 për qind të votave. Në atë ditë, aleanca elektorale e presidentit Erdoğan gjithashtu fitoi shumicën e vendeve në parlament.