RTV AHIRETI
FeaturedLajmeLajmetShqipëri

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë

kaos-ne-kuvendin-e-shqiperise

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën që në hyrje të Kuvendit, ndërsa tensionet janë rritur me nisjen e seancës plenare në orën 10:00.

Garda kërkoi kontroll fizik të demokratëve, ndërsa deputetët nuk pranuan me argumentin se është në shkelje të rregullores së Kuvendit.

Ndërsa dhjetëra gardistë kanë rrethuar sallën, deputetët e opozitës kanë grumbulluar sërish karriget, duke kundërshtuar praninë e tyre.

Disa prej deputetëve të opozitës janë përplasur me gardistët, ndërsa Flamur Noka ka ndezur një flakadan ngjyrë portokalli.

Pas këtij veprimi, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e ka përjashtuar nga seanca plenare. Noka nuk është larguar, por u ka vënë flakën letrave, ndërsa tentoi t’u vinte zjarrin edhe karrigeve të grumbulluara në foltore.

Ky veprim i rëndë është parandaluar nga gardistët të cilët e fikën zjarrin.

Mes kaosit dhe përplasjes së tavolinave nga deputetët e opozitës, seanca plenare u mbyll me urdhër të Nikollës deri në një lajmërim të dytë.

Kujtojmë se ky është i njëjti skenar i përsëritur në seancat e fundit plenare në Kuvend.

Related posts

Bauer: Paqja nuk është e sigurtë për askënd, të jemi të gatshëm nga çdo agresion

rezart morina

SHBA, rreth 40 mijë të pastrehë në Los Angeles do të vendosen nëpër hotele

admin

“Ai do të digjet”- Humb jetën i riu që i vendosi flakën vetes jashtë gjykatës ku po zhvillohej gjyqi për Donald Trump! Dëshmitë tronditëse

admin