Ishte një peshkarexhë ajo që pikasi në det varkën ku u mbytën 4 emigrantë dhe shpëtuan 43 të tjerë në Kanalin Anglez.
Në një intervistë për “Sky”, kapiteni i peshkarexhës tregoi sesi u kishte shkuar në ndihmë duke u shpëtuar jetën.
Ai tha se ata që shpëtoi vinin nga Afganistani, Iraku, Senegali dhe India, dhe i treguan se kishin paguar secili nga 5,000 £ për një kontrabandist në Francë për kalimin në Angli.
– Advertisement –
Deri më tani mes tyre nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë, megjithatë nuk dihet as etnia e personave që kanë ndërruar jetë.
Ekipet e shpëtimit në Kanalin Anglez thonë se nuk po kërkojnë më për të mbijetuar duke marrë parasysh temperaturën e ujit që shkon në -4°C.
Pak më shumë se një vit më parë, fatkeqësia më e rëndë e emigrantëve në Kanal mori jetën e 31 personave. Një gomone e mbushur me 34 persona u