Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë vitit 2024 janë raportuar katër raste laboratorike me ethet e Nilit Perëndimor.
IKSHPK-ja, ka inforuar për vendet ku janë hasur rastet, teksa ka dhënë edhe këshilla se si mund të parandalohet ky virus.
Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë:
“Në Kosovë gjatë vitit 2024 janë raportuar gjithsej 4 raste laboratorike të konfirmuara me ethet e Nilit Perëndimor:
Rasti i parë i importuar është konfirmuar me datë 07.08.2024 tek një banor i komunës së Fushë Kosovës.Rasti i dytë është autokton, është konfirmuar me datë 09.08.2024, tek një banor i Bardhit të Madh të komunës së Fushë Kosovës.Rasti i tretë po ashtu është autokton, është konfirmuar me datë 30.08.2024, tek një banor i Prizrenit.Rasti i katërt është rast i importuar, është konfirmuar me datë 05.09.2024, tek një banore e Fsh. Rufc i Vjetër të komunës së Lipjanit”, thuhet në njoftim.
Të gjitha raste janë trajtuar në Klinikën Infektive dhe pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore janë liruar në shtëpi.
The post Katër raste të etheve të Nilit në Kosovë first appeared on Radio Televizioni Iliria.