RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

KE-ja asnjë koment për fjalimin e Ne’tanyahut në Kongresin Amerikan

ke-ja-asnje-koment-per-fjalimin-e-ne’tanyahut-ne-kongresin-amerikan

Zëdhënësit e Komisionit Evropian (KE) deklaruan se nuk do të komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Kongresin Amerikan, transmeton Anadolu.

Në konferencën e përditshme për media në Bruksel, gazetarët kujtuan se fjalimi i djeshëm i Netanyahut në Kongresin Amerikan shkaktoi polemika dhe reagime dhe pyetën nëse BE-ja ka ndonjë koment.

Zëdhënësja e KE-së, Nabila Massrali tha se nuk do të komentojë fjalimin e Netanyahut. “Siç e dini, ne nuk komentojmë fjalimet apo komentet e politikanëve në përgjithësi”, tha ajo.

Massrali shtoi se pozicioni i BE-së për situatën në Lindjen e Mesme është “shumë i qartë”.

Ariana Podesta, një tjetër zëdhënëse e KE-së, tha: “Ne nuk do ta komentojmë fjalimin. Prandaj nuk kemi koment për pyetjen tuaj”.

KE-ja e kryesuar nga Ursula von der Leyen, është kritikuar se ka mbajtur anën në favor të Izraelit në lidhje me situatën në Rripin e Gazës.

Related posts

Fidan: Duhen hapa konkretë për të ndalur erozionin e vlerave universale

RTI

Revolucioni në botën e modës/ Krijesat e Inteligjencës Artificiale s’kanë nevojë për kamera, si modelet e IA po trondisin industrinë duke vënë nën presion vajzat e reja

admin

Dodik: Republika Srpska po shkon drejt pavarësisë, bota nuk është vetëm SHBA dhe BE

admin