Avokati 61-vjeçar, politikani laburist, Keir Starmer, është shpallur kryeministri i ri i Britanisë së Madhe.
Bëhet e ditur se Partia Laburiste ka fituar zyrtarisht zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, duke tejkaluar numrin e 326 vendeve nga 650 për të fituar shumicën.
Siç raportohet, platforma e tanishme elektorale e Starmer nuk premton kthim në tregun e vetëm të BE-së apo bashkimin doganor, megjithëse ai ka thënë se do të dëshironte të përmirësonte marrëveshjen e “dështuar” të Brexit të Boris Johnson.
The post Keir Starmer, zyrtarisht kryeministri i ri britanik first appeared on Radio Televizioni Iliria.