RTV AHIRETI
Shëndetësi

Keni probleme me veshkat? Atëherë mos e përdorni këtë erëz

keni-probleme-me-veshkat?-atehere-mos-e-perdorni-kete-erez

Majdanozi është i sigurt kur konsumohet në sasi të moderuar në gatime të ndryshme. Ai është i sigurt për të rriturit edhe kur merret si ilaç.

Tek disa njerëz, majdanozi mund të shkaktojë alergji në lëkurë.

Ndërsa konsumimi i majdanozit në doza të larta nuk është i sigurt, pasi mund të shkaktojë efekte të tjera anësore, si anemi apo probleme me veshkat.

Diabet

Majdanozi mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak. Kontrolloni shenjat për nivelet e ulëta të sheqerit në gjak (hipoglicemia) dhe monitoroni sheqerin në gjak në mënyrë tl kujdesshme nëse keni diabet, para se të përdorni majdanoz.

Edema (mbajtja e ujit në trup)

Ekziston frika që majdanozi mund të shkaktojë mbajtjen e sodiumit (kripës) në trup, duke rritur kështu në zhvillimin e edemës (mbajtja e ujit në trup).

Sëmundje të veshkave

Mos merrni majdanoz nëse keni sëmundje të veshkave. Majdanozi përmban substanca kimike që mund të përkeqësojnë sëmundjen e veshkave.

Doza e duhur e majdanozit varet në disa faktorë, si mosha e përdoruesit, gjendja shëndetësore etj. Aktualisht nuk ka mjaftueshëm të dhëna shkencore për të përcaktuar dozën e saktë të majdanozit. Mos harroni që produktet natyrale nuk janë gjithmonë të sigurta, prandaj dozat e tyre kanë shumë rëndësi.

Related posts

Është një nga diagnozat më të përhapura, mjekja Alketa Ajazi tregon si shfaqet strabizmi te fëmijët

rezart morina

Dëshironi të dobësoheni? Konsumoni këtë frut dhe mund të arrini rezultate të menjëhershme

rezart morina

Hudhra e zezë, 5 efektet e fuqishme në shërimin e zemrës dhe trurit

admin