RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kërkohet shkarkimi i prokurores Stojanka Kasaloviq: Neglizhenca e saj i kushtoi me jetë Lirie Qerimajt

kerkohet-shkarkimi-i-prokurores-stojanka-kasaloviq:-neglizhenca-e-saj-i-kushtoi-me-jete-lirie-qerimajt

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist mbajti një aksion simbolik para Këshillit Prokurorial të Kosovës duke kundërshtuar vendimin e këtij institucioni që prokurores së Prokurorisë së Mitrovicës, Stojanka Kasaloviq t’i shqiptohet vetëm vërejtje publike me shkrim.

E njëjta prokurore më 1 janar të këtij viti kishte liruar në procedurë të rregullt Skënder Qerimajn pasi ishte denoncuar për dhunë, ndërsa më 5 janar vrau bashkëshorten e tij Lirie Qerimaj në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka kundërshtuar vërejtjen e Këshillit Prokurorial ndaj prokurores duke thënë se neglizhenca e Kasaloviq i kushtoi me jetë Lirie Qerimajt. Në këtë aksion u tha se përkundër denoncimeve të vazhdueshme të të ndjerës Lirie Qerimaj për dhunë nga bashkëshorti i saj, prokurorja e kishte liruar edhe pse e ndjera kishte kërkuar edhe urdhër-mbrojtje.

Ajeta Mjeku, aktiviste në Kolektivin për Mendim dhe Veprim Feminist deklaroi se pikërisht kjo e bën shtetin bashkëfajtor në vrasjen e Lirie Qerimajt.

“Braktisja e Lirijës nga shteti nuk është rast i izoluar por praktikë e vazhdueshme institucionale e trajtimit të rasteve të dhunës me bazë gjinore, që shpesh rezultojnë me fatalitet. Ky rast e bën bashkëfajtor shtetin. E bënë bashkëfajtor në eskalimin e dhunës ndaj grave në çdo nivel e sferë, në pasigurinë e thellë të shkaktuar tek to dhe në vrasjen e tyre. Procesverbali i bërë publik së fundmi nga koha tregon se Liria kishte përjetuar dhunë sistematike para se të vritje. Por përkundër kësaj, ajo s’kishte gjetur mbrojtje nga askush, duke përfunduar kështu e vrarë”, tha Mjeku.

Ajo ka kërkuar që prokurorja Kasaloviq të largohet menjëherë nga puna.

“Sot ne kërkojmë që prokuroria Kasaloviq të largohet nga puna, ndërsa Skënder Qerimaj të dënohet me burgim maksimal, këto si hapa të parë të marrë drejt arritjes së drejtësisë për Lirie Qerimajn. Që të ketë drejtësi për Lirien, ndonëse të vonuar. Për të gjitha ne, siguri për ta gëzuar të drejtën për të jetuar, të lira nga çfarëdo dhune”, përfundoi Mjeku.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari Skënder Qerimaj me datë 05 janar 2022 në fshatin Llaushë të Skenderajt, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij Lirie Qerimaj, ashtu që pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me viktimën, kishte nxjerrë armën nga xhepi i xhupit dhe kishte shtënë gjashtë herë në drejtim të viktimës, të cilën e ka goditur në trup dhe si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin rajonal të Mitrovicës.

Related posts

Presidenti i ri i Sri Lankës jep betimin

admin

Policët dhurojnë gjak

rezart morina

Kompania kineze do të paguajë punonjësit për të pasur fëmijë

rezart morina