RTV AHIRETI
Shëndetësi

Këshilla për të ruajtur shëndetin e zemrës!

keshilla-per-te-ruajtur-shendetin-e-zemres!

Zemra është njëri nga organet më të rëndësishme që kemi.

Megjithatë pak njerëz priren të bëjnë kujdes për të, dhe vazhdimisht janë nën ndikim të stresit dhe ushqimeve të pashëndetshme.

Unik ka disa këshilla për të gjithë ju që doni të ruani shëndetin e zemrës:

Bisedoni me mjekun tuaj për anti-depresantet sepse kështu do te ndjeni zemrën më të sigurt, pasi të jeni këshilluar me të. Një psikoterapi mund të ndihmojë gjithashtu

Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj. Bëni çdo dite të paktën 30 minuta ecje. Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime

Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë. Evitoni, alkoolin, duhanin.

Ndaloni gjithsesi këto ushqime: mishi i konservuar ose i tharë, sallamet, djathërat e vjetër, peshku në vaj, brumërat me vezë, ëmbëlsirat, çokollata, sasitë më të mëdha të alkoolit, gjalpi, dhjami, frutat e konservuara dhe ushqimi i thartë.

Për të zgjidhur problemin dhe rivendosur një ekuilibër rreth harxhimit të tepërt të natriumit, popujt e vendeve perëndimore duhet të konsumojnë më shumë kalium. Mire do të ishte që të konsumohej 4 herë më shumë kalium se sa natrium. Një ushqim i ekuilibruar mund të sjellë vendosjen e një ekuilibri të duhur. Ja pse konsumi i natriumit duhet ulur dhe të mos kalojë 2,5 g në ditë. Duhen shmangur sallamet, supat e përgatitura në mënyrë industriale, gjellët e fabrikuara dhe që kanë shumë kripë.

Related posts

​Pse gratë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundjen e Alzheimerit sesa burrat?

admin

Puçrra në buzë apo gjuhë? Zgjidhjen e gjeni te ky përbërës i kuzhinës suaj

admin

Rreziku që sjell migrena

rezart morina