RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet lidhur me akuzat e Ukrainës për su’lmin në spitalin e fëmijëve në Kiev

keshilli-i-sigurimit-i-okb-se-do-te-mblidhet-lidhur-me-akuzat-e-ukraines-per-su’lmin-ne-spitalin-e-femijeve-ne-kiev

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet të martën për të diskutuar pretendimet e Ukrainës për një sulm në një spital për fëmijë në kryeqytetin Kiev, transmeton Anadolu.

Këshilli prej 15 anëtarësh do të mblidhet në orën 10:00 me kohën lokale në New York, tha ambasadorja e Britanisë në OKB, Barbara Woodward.

“Ne do të thërrasim sulmin frikacak dhe të ligë të Rusisë në spital mbrëmë”, shkroi Woodward në X.

Rusia aktualisht mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit.

Më herët sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Rusinë për goditjen e spitalit të fëmijëve në Kiev, në prag të samitit të NATO-s të kësaj jave në SHBA.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë i mohoi këto pretendime.

Related posts

U dënua për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë, Apeli ia ul dënimin Goran Stanishiqit nga 20 në 15 vjet burgim

admin

Gjykata Speciale në pushim veror, seancat ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk mbahen

admin6

Pilotët e Lufthansa-s të premten në grevë

admin