RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së: E ardhmja e Ukrainës është në NATO

keshilltari-i-sigurise-kombetare-te-shba-se:-e-ardhmja-e-ukraines-eshte-ne-nato

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan tha se e ardhmja e Ukrainës është në NATO dhe se kjo nuk është një çështje e hapur për negociatë, transmeton Anadolu.

I ftuar në programin televiziv “This Week” në kanalin ABC News, Sullivan vuri në dukje se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën kundër Rusisë ndërsa edhe populli amerikan do të vazhdojë ta mbështesë këtë.

Lidhur me anëtarësimin e Ukrainës në NATO, Sullivan tha: “E ardhmja e Ukrainës është në NATO. Për këtë nuk ka nevojë për negociata. Në një pikë kjo do të ndodhë”.

Ai shtoi se për momentin nuk është i mundur anëtarësimi i Ukrainës në NATO. “Hyrja e Ukrainës në NATO ndërkohë që lufta vazhdon ende, do të nënkuptonte hyrjen e NATO-s në luftë me Rusinë. Kjo do të thotë që SHBA-ja të hyjë në luftë me Rusinë. As NATO dhe as SHBA-ja nuk janë të gatshme ta bëjnë këtë”, theksoi Sullivan.

Pasi tërhoqi vëmendjen se për anëtarësim në NATO çdo vend kandidat duhet të realizojë disa reforma demokratike, Sullivan potencoi se Ukraina ka shënuar përparim të rëndësishëm, por duhet të bëjë më shumë reforma.

Related posts

Banka del me sqarim: Mjetet e klientëve të Bankës Kursimore janë të sigurta

RTI

Ha’masi: SHBA nuk po ushtron mjaftueshëm presion ndaj Ne’tanyahut

admin6

Rusia nis manovrat ushtarake në detin Baltik, do marrin pjesë rreth 6000 ushtarë dhe 30 luftanije

admin