RTV AHIRETI
Shëndetësi

Këto janë shënjat në gojë që tregojnë se jeni prekur nga diabeti

keto-jane-shenjat-ne-goje-qe-tregojne-se-jeni-prekur-nga-diabeti

Këto janë shënjat në gojë që tregojnë se jeni prekur nga diabeti

Ka shumë simptoma që tregojnë për diabet, si urinimi i shpeshtë, lodhja, ndryshimet e pazakonta të lëkurës dhe infeksione të ndryshme mykotike. Megjithatë, ekspertët pohojnë se ka simptoma të tjera që tregojnë se keni diabet dhe ato janë në gojën tuaj.

Diabeti i tipit 2 është një sëmundje gjithnjë e më e zakonshme në botë dhe shoqërohet me faktorë të ndryshëm, si mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik. Prandaj, nuk është ide e keqe të kontrolloni simptomat që tregojnë nëse vuani nga diabeti, për të filluar trajtimin në kohë.

“Diabeti është një gjendje shëndetësore, ku trupi nuk është në gjendje të kontrollojë nivelet e sheqerit në gjak. Sheqeri i lartë në gjak mund të rezultojë në rritjen e sheqerit në pështymë, gjë që mund të dëmtojë dhëmbët dhe mishrat”, ka shpjeguar dentistja Amanda Sheehan.

Simptomat e përmendura nga ky dentist janë: mishrat e skuqura të fryra që rrjedhin herë pas here, mishrat që largohen nga dhëmbët, dhëmbët e lëkundur, goja e thatë dhe era e keqe që mbetet edhe pas larjes.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve, e njohur edhe si gingiviti, është problemi më i zakonshëm i shëndetit oral i lidhur me diabetin. Sheehan thekson se gingiviti zhvillohet kur pllakat dhe gurët krijohen në dhëmbë pranë vijës së mishrave të dhëmbëve, duke irrituar dhe inflamuar mishrat e dhëmbëve.

Njerëzit që jetojnë me këtë diagnozë kanë tri herë më shumë gjasa të kenë probleme me mishrat dhe dhëmbët e tyre. Megjithatë, nëse reagoni në kohë, është e mundur të ruani shëndetin oral.

“Njerëzit që jetojnë me diabet të tipit 2 kanë gjithashtu tri herë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme dentare”, pohojnë ekspertët.

Related posts

3 shenja të problemeve të zemrës tek fëmijët që çdo prind duhet të dijë

admin

​Kardiologët: Ky është ushqimi më i keq për shëndetin e zemrës

admin

Gripi, është e vërtetë se burrat kanë simptoma më të rënda se gratë?

admin