Presidenti i Kilit, Gabriel Boriç, njoftoi në asamble se vendi i tij do t’i bashkohet padisë së ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë (ICC) në kuadër të Konventës së OKB-së për Gjenocidin.
Boriç tha se “duhet një reagim i fortë i komunitetit ndërkombëtar” për të ndaluar Izraelin “në masakrën në Palestinë”.
“Kjo është arsyeja pse kam vendosur që Kili të bëhet palë dhe të mbështesë çështjen që Afrika e Jugut ka ngritur kundër Izraelit përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”, deklaroi ai.
Më herët Kili dërgoi ndihma humanitare në Palestinë, tërhoqi ambasadorin e tij në Izrael dhe së bashku me Meksikën i dërguan një letër Gjykatës Penale Ndërkombëtare në lidhje me situatën në Palestinë.
“Ne kurrë nuk do të ndalemi së indinjuari nga veprimet pa dallim dhe jashtëzakonisht disproporcionale të Izraelit kundër civilëve të pafajshëm, veçanërisht grave dhe fëmijëve palestinezë,” tha presidenti kilian.
Ai përkujtoi se deri më tani janë vrarë më shumë se 35.000 njerëz dhe se gjendja humanitare në Gaza është katastrofike dhe infrastruktura është shkatërruar. /abcnews