RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Kina dërgon furnizime humanitare në Turqi pas tërmeteve

kina-dergon-furnizime-humanitare-ne-turqi-pas-termeteve

Kina dërgoi sot grupin e parë të ndihmës humanitare në zonat e shkatërruara nga tërmeti në Turqinë jugore, transmeton Anadolu.

Ndihma, e cila përfshin 40.000 batanije, u nis herët këtë mëngjes nga Shangai për në Turqi, njoftoi Agjencia e Lajmeve Xinhua, duke cituar një deklaratë nga Agjencia e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Kinës (CIDCA).

Në deklaratën nga CIDCA thuhet se Kina do të dërgojë furnizime shtesë në ditët në vijim, duke përfshirë 1.000 grupe tendash pambuku, makina elektrokardiografike, diagnostikime me ultratinguj, automjete transporti mjekësor dhe shtretër spitalorë manualë.

Një ekip kinez i kërkim-shpëtimit prej 26 anëtarësh fluturoi të martën, një ditë pasi tërmeti me magnitudë 7,7 goditi Turqinë jugore, me qendër në provincën Kahramanmaraş, i ndjekur nga një tërmet me magnitudë 7,6 rreth nëntë orë më vonë.

Sipas shifrave të fundit, nga tërmeti që preku 10 provinca në Turqi jetën kanë humbur mbi 20.600 njerëz, kurse mbi 80.000 janë lënduar.

Related posts

Voziti 131 km/h, ku zona e lejuar ishte 40 km/h, 31-vjeçarit i merret patentë shoferi

admin

Sveçla: Sekuestrohen 20 pajisje të prodhimit të kriptovalutave në Zubin Potok

rezart morina

Duhet të përgatitim ushtrinë për betejë ndaj Rusisë, thotë gjenerali britanik

admin