Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po zhvillojnë stërvitjen e dytë vjetore të përbashkët të forcave ajrore në rajonin Xinjiang, transmeton Anadolu.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës, stërvitja vjetore e përbashkët e trajnimit “Mburoja e Skifterit-2024” midis forcave ajrore kineze dhe të EBA-së ka vazhduar në provincën veriperëndimore Xinjiang që nga fundi i qershorit dhe do të zgjasë deri në fund të korrikut.
Trajnimi midis dy forcave ajrore synon “të rrisë mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë, të thellojë shkëmbimet dhe bashkëpunimin, të përmirësojë bashkëpunimin strategjik dhe të arrijë qëllimet dhe pritjet e përbashkëta të të dyja palëve”, tha sot ministria.
Vitin e kaluar, stërvitja e përbashkët “Mburoja e Skifterit-2023” u mbajt në gusht në të njëjtën provincë.
Ndërkohë, trupat kineze dhe ato të Laosit po zhvillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake “Mburoja së Miqësisë Kinë-Laos-2024” në kryeqytetin e Laosit, Vientiane.
Në një tjetër stërvitje të përbashkët ushtarake, trupat kineze mbajtën të martën një ceremoni hapjeje të stërvitjes Kinë-Bjellorusi “Sulmi i Shqiponjës-2024” në qytetin jugperëndimor të Bjellorusisë Brest, përgjatë kufirit me Poloninë.