RTV AHIRETI
Lajme

Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë

kina-synon-te-shtrije-ndikimin-politik-ne-maqedonine-e-veriut-permes-ekonomise

“Tregtia, investimet në biznes dhe kreditë për infrastrukturë janë tri shtylla kryesore, sipas të cilave Maqedonia e Veriut mbetet e varur nga Kina”, thuhet në analizën e organizatës joqeveritare Estima, që në fokus ka analizimin e politikave të Kinës, përfshirë këtu dhe qasjen ndaj Maqedonisë së Veriut.

Borxhi i jashtëm i Maqedonisë së Veriut ndaj Kinës, sipas kësaj analize, deri në fund të vitit 2022, kishte arritur vlerën e 479 milionë dollarëve, që përbën 8.7 për qind të totalit të borxhit të jashtëm publik, përkatësisht tre për qind të Bruto Prodhimit Vendor të shtetit.

Analiza e kësaj organizate nxjerr në pah se Maqedonia e Veriut vitin 2022 e ka mbyllur me 2.6 për qind investime kineze kundrejt kapitalit të përgjithshëm që ka hyrë në Maqedoninë e Veriut nga investimet e huaja.

The post Kina synon të shtrijë ndikimin politik në Maqedoninë e Veriut përmes ekonomisë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Fabrika për prodhimin e dronëve “Bayraktar” do të ndërtohet në Ukrainë

admin

Osmani i replikon Daçiqit, ia përmend Rusinë dhe Ukrainën

admin

Polonia akuzon Bjellorusinë për shkelje të hapësirës ajrore

rezart morina