Kina i kërkoi Izraelit që t’i ndërpresë të gjitha operacionet ushtarake pasi sulmet në qytetin jugor të Rripit të Gazës, Rafah, morën dhjetëra jetë në enklavën e rrethuar palestineze, raporton Anadolu.
Pekini “i bën thirrje Izraelit të ndërpresë të gjitha operacionet ushtarake sa më shpejt të jetë e mundur, të bëjë gjithçka që është e mundur për të shmangur viktimat në mesin e civilëve të pafajshëm dhe për të parandaluar përkeqësimin e fatkeqësisë shkatërruese humanitare në Rafah”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
Deklarata shton se Kina “kundërshton dhe dënon” veprimet që dëmtojnë civilët dhe shkelin ligjin ndërkombëtar.
Izraeli planifikon fillimin e një ofensive tokësore në Rafah, zona ku mbi 1 milion palestinez janë strehuar nga sulmet e pamëshirshme.
Ofensiva e planifikuar ka shkaktuar shqetësime për një katastrofë humanitare në Rafah.
Palestinezët kanë kërkuar strehim në qytet ndërsa Izraeli goditi pjesën tjetër të enklavës që nga një inkursion ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor. Bombardimet izraelite që pasuan kanë vrarë më shumë se 28.000 njerëz dhe kanë shkaktuar shkatërrim masiv dhe mungesë të gjërave elementare.
Sipas Kombeve të Bashkuara, për shkak të ofensivës izraelite, 85 për qind e popullsisë së Rripit të Gazës është zhvendosur brenda enklavës së bllokuar dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës është dëmtuar ose të shkatërruar.
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vendimin e saj të përkohshëm tha se pretendimet e Afrikës së Jugut rreth kësaj çështje të paraqitur në dhjetor ishin të besueshme.
Tema relevante