RTV AHIRETI
Lajme

Kina: Vra’sja e kreut të Byrosë Politike të Ha’masit shkel Kartën e OKB-së

kina:-vra’sja-e-kreut-te-byrose-politike-te-ha’masit-shkel-karten-e-okb-se

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, theksoi se vrasja në Iran e kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh, shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të bërë nga Ministria e Jashtme e Kinës, Wang zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij egjiptian, Badr Abdelatty.

Wang deklaroi se kanë “dënuar fuqishëm” vrasjen e Haniyeh në Teheran dhe bëri vlerësimin se akti i vrasjes në fjalë “e bëri situatën në rajon më të rrezikshme”.

Kjo vrasje ka shkelur parimet e Kartës së OKB-së, theksoi Wang, i cili vuri në dukje se veprime të tilla “minojnë seriozisht përpjekjet për të mbështetur paqen dhe për ta bërë armëpushimin në Gaza gjithnjë e më të paarritshëm”.

Duke tërhequr vëmendjen se Këshilli i Sigurimit i OKB-së pranoi vendimin e armëpushimit në Gaza, por lufta nuk është ndalur ende, Wang tha se përballë situatës aktuale në Gaza nuk duhen zbatuar standarde të dyfishta.

Më tej Wang theksoi rëndësinë e zgjidhjes me dy shtete për të siguruar një armëpushim të përhershëm në Gaza.

– Atentati ndaj kreut të Byrosë Politike të Hamasit

Haniyeh ndodhej në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkiyan.

Ushtria e Gardës Revolucionare e Iranit në një deklaratë mëngjesin e 31 korrikut, njoftoi se ndaj Haniyeh është kryer sulm në rezidencën ku ai po qëndronte në Teheran.

Për atentatin, Irani dhe Hamasi mbajtën përgjegjës Izraelin ndërsa zyrtarët izraelitë janë shmangur nga deklarata lidhur me ngjarjen. Haniyeh u zgjodh kryetar i Byrosë Politike të Hamasit nga Këshilli Shura i Hamasit më 6 maj 2017, duke zëvendësuar Khaled Mashalin.

The post Kina: Vra’sja e kreut të Byrosë Politike të Ha’masit shkel Kartën e OKB-së first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Lajçak: Shoqëritë në Kosovë dhe në Serbi nuk janë gati për normalizim

admin

OBSH rikthen komunikimin me Spitalin Al-Shifa

admin6

Hapja e Urës së Ibrit, zyrtari i lartë Goffus: Duhet koordinim me NATO-n dhe komunitetin ndërkombëtar

RTI