RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kisha Ortodokse Ruse reagon për atë që ndodhi në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris

kisha-ortodokse-ruse-reagon-per-ate-qe-ndodhi-ne-hapjen-e-lojerave-olimpike-ne-paris

Kisha Ortodokse Ruse tha se të krishterët u ofenduan në hapjen e Lojërave Olimpike në Paris, kryeqytetin e Francës, duke theksuar se një “kulturë e bazuar në përjashtimin e zotit” është në rritje në Evropë, transmeton Anadolu.

Nënkryetari i Departamentit të Komunitetit dhe Marrëdhënieve me Median e Kishës, Vakhtang Kipshidze, reagoi ndaj rishfaqjes së “Darkës së Fundit”, ku profeti Isa ishte përshkruar si “drag queen” (burrë i veshur me rroba të grave dhe i grimuar) si dhe ndaj ngjarjeve tjera në hapjen e Lojërave Olimpike Paris 2024.

Duke thënë se ajo që ndodhi ishte një shprehje e intensifikuar e proceseve që ekzistonin para Lojërave Olimpike dhe do të vazhdojnë edhe më pas, Kipshidze vuri në dukje se u përcoll një kult i vdekjes pa dhimbje i shoqëruar me muzikë dhe fishekzjarre.

Ai rikujtoi edhe ndalesën e mbajtjes së flamurit rus në Lojërat Olimpike, duke shtuar: “Nëse kjo demonstratë demonike do të bëhej nën hijen e flamurit tonë, nuk do të ishte e mundur të përjetonim gëzim të madh”.

Kipshidze tha gjithashtu se ata qëndrojnë në solidaritet me miliona të krishterë që u ndjenë të fyer nga skena në ceremoninë e hapjes.

“Ata që drejtuan hapjen e Lojërave Olimpike demonstruan përbuzjen e tyre për qytetërimin evropian dhe krishterimin si bazë të tij. Është e trishtueshme të shohësh një kulturë të bazuar në përjashtimin e zotit që po rritet në qendër të Evropës, që parodizon krishterimin ashtu si një majmun parodizon një qenie njerëzore”, theksoi Kipshidze.

Related posts

Rritet në 30.717 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin

Milanoviq: Kroacia 10 vite në BE, as sukses e as dështim

admin

Egjipti do të krijojë qendër logjistike në Rafah për të lehtësuar ndihmën për Rripin e Gazës

rezart morina